Tony Blair: Duem me pa Shqipninë në BE

Mes mesazheve të shumtë urues për Kongresin e Partisë Socialiste ishte Ish kryeministri i Britanisë Tony Blair.

I ftuem, por i pamundun për të qenë në Tiranë Blair shprehet:

“Do zgjidhja Shqipninë si nji vend ku mund të ndihem optimisit për t’ardhmen, lidershipi ka randësi dhe ai i Edi Ramës po i jep nji shtysë të randësishme për këtë optimizëm.

Shqipnia ka sfida të mëdha, po me politika të qarta dhe pragmatike, po ndodhin dy gjana të randësishme, e para progres hap mbas hapi në të gjitha drejtimet, e dyta nga statusi i vendit kandidat, tash Shqipnia mund të shohë përpara për nji të ardhme mbrenda familjes së madhe europiane.

Na duem të shohim Shqipninë në BE.

Asht nji vend i larmishëm sa i i përket besimit fetar, pjesa ma e madhe janë muslimanë por asht nji vend që krenohet me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare.

Shqipnia ka kalu shumë kohna t’ërreta, por e ardhmja e saj asht e ndritun dhe e meriton të jetë e tillë.”- përfundon Blair.