Tony Blair gati me negociue BREXIT

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka lanë të kuptohet se mund të jetë negociatori kryesor për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, shkruen Daily Telegraph.

“Kombi ynë asht në rrezik. Në mënyrë që të kalojmë këtë problem pa ndonji rrezik, duhet të jemi shumë të pjekun në politikën tonë, dhe të vazhdojmë me qetësi dhe pa hidhërim sepse e ardhmja jonë si komb në botë dhe mbrenda Mbretnisë së Bashkueme asht në rrezik”, ka paralajmërue ai.

Blair theksoi se “ministri për Brexit” nga radhët e euro-skeptikëve do t’ishte nji zgjedhje e gabueme për negociatat me BE’n.