Tony Blair: ISIS duhet me u shkatërrue, me i ba gati edhe forcat tokësore

Ish-Kryeministri laburist britanik, Tony Blair, kërkon nga Britania dhe Perendimi me i përshkallëzue veprimet ushtarake ndaj ISIS, se qysh tha ai, nëse ky grupim nuk shkatërrohet, bota ka me u përballë me sulme terroriste të përmasave të horrorit, që kane me shkaktue edhe ma shumë viktima, sesa ato në Bruksel e Paris.

 

Tue folë për “The Sunday Times” të Londrës, Blair tha se “ISIS duhet me u eliminue me shpejtësi dhe me forcë ma të madhe”.

 

Në këtë intervistë, ai ban thirrje gjithashtu që Perendimi me i pajisë forcat tokësore arabe, në rastet kur ata kanë nevojë për mbështetje ushtarake aktive në terren.

 

“Perëndimi duhet me ia ofrue kete ndihmë. ISIS duhet me u shkatërrue”.

 

Ish-Kryeministri bani thirrje për krijimin e nji force ndërkombëtare të reagimit të shpejtë, për me i luftue grupet terroriste në t’ardhmen, nga kudo që vijnë ato.

 

Kjo deklaratë e tij bahet 5 muej pasi ai pranoi se kishte nji lloj përgjegjësie në daljen e ISIS në skenë dhe fuqizimin e tij, si dhe nji javë mbas sulmeve terroriste në Bruksel.