Top – 10 kangëtarët ma të paguem, kjo asht liderja e vitit!

Pop ylli i njohun amerikan, Taylor Swift, bendi i cili së fundmi asht shpartallue “One Direction” dhe kangëtarja britanike Adele, janë ndër muzikantët ma të paguem të vitit 2016.

Kështu bani të ditun revista prestigjioze ‘Forbes’.

Me fitimin e ma shumë se 200 milionë dollarëve nga turneu, shitja e albumeve dhe t’ardhunave të tjera, 26-vjeçarja Swift e fitoi titullin e muzikantes ma të pagueme të vitit.

Mbas yllit të hitit “Bad Blood” në pozitën e dytë i gjejmë djelmoshat e bendit “One Direction”, të cilët gjatë vitit 2016 i kanë fitue ma shumë se 110 milionë dollarë, kryesisht falë turneut të tyne të fundit “On The Road Again Tour”.

Bendi, i cili tashma asht shpërba perbahej nga: Niall Horan, Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik.

Në vendin e tretë të kësaj liste, e gjejmë yllin e hitit “Hello”, 28-vjeçaren Adele, me 80.5 milionë dollarë të fitueme gjatë vitit.

Adele, albumi i së cilës “25” ishte incizimi ma i shitun i vitit 2015, e ka shijue suksesin e tij me shitjen e nji numri të madh të kopjeve, si dhe këtë shumë të pareve e ka fitue edhe falë koncerteve të shumta nëpër vende të ndryshme t’Amerikës.

Madonna, e cila po ashtu ka gëzue sukses të mirë gjatë vitit 2016, falë lansimit të albumit të fundit “Rebel Heart”, arriti që në këtë listë mem u pozicionue e katërta me 76.5 milionë dollarë të fitueme.

E, top-dhetëshen e listës së përvitshme të përpilueme nga revista Forbes e plotësojnë, kangëtarja nga Barbadosi, Rihanna, me 75 milionë dollarë të fituem, ylli i muzikës country Garth Brooks, me 70 milionë dollarë të fituem, rock-bendi veteran AC/DC, me 67.5 milionë dollarë të fituem, bendi i njohun botnor “The Rolling Stones” me 66.5 milionë dollarë të fitueme, DJ i njohun Calvin Harris, me 63 milionë dollarë të fitueme dhe mjeshtri i muzikës hip-hop, Diddy, me 62 milionë dollarë të fitueme.

Bashkarisht, 30 muzikantët e perfshimë në këtë listë i kanë fitue ma shumë se 1.8 miliard dollarë gjatë vitit që po e lamë mbas.