Topalli paralajmeron protesta, akcion per pengimin e marreveshjeve mbrenda edhe jasht Kuvendit

Faton Topalli, deputet i Vetevendosjes, ka thane se jane te interesuem qe si opozite me qene e bashkueme ne ato pika ku munden me bashkepunue.

Topalli nuk ka dasht me komentue deklaratat e deputeteve tjere te opozites por ka thane se asht mire me qene te bashkuem dhe ne nji front qeveritar.

Deputeti i VV’s keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Topalli e ka permend edhe sondazhin qe e ka ba edhe Televizioni Rrokum ku simbas tij, Vetevendsoje gjithnji e ma shume po fuqizohet ne skenen politike te vendit.

Ai ka thane se VV po konsideron se ne Kuvend duhet me pase debat dhe duhet me u votue ato Ligje qe jane ne te mire te qytetareve te vendit.

Topalli ka thane se gazi lotsjelles nuk ka qene veprim i deshires, por ka qene e vetmja mundesi me i ndalue dy marreveshjet e damshme per vendin.

Ai ka thane se mbas gazit lotsjelles kjo qeveri ka fillue me pa pak ma mire se sa ka qene ne te kaluemen, tue shtue se mbetet me u pa se si kane me u zhvillue ne te ardhmen, por ka paralajmerue se kane me i kundershtue me cdo kusht dy marreveshjet e damshme per vendin.

” Vizat nuk mvaren fare per Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thane nder te tjera Topalli.

Deputeti Topalli, luften e fudit ndaj krimit e korrupcionit e quen ma shume se spektakel tue thane se pse para 2 apo 10 vjete nuk kane dale si shembull lista e uzurpatoreve, tue shtue se nuk pret qe kjo qeveri me luftue krimin ngase simbas tij asht e lidhun me krimin korrupcionin ne vend.