Tornado n’Itali, kjo ka me ju shokue! (video)

Nji erë e fuqishme e percjellë ne shtrëngatë e tornado e ka godit Romën e simbas informatave të para, pos dameve të mëdha materiale, ka edhe të vdekun.
Në vendin Ladispoli, 30 kilometra larg Rome, vdiq nji person e u plagosën dheta tjerë.

U shkatërrue nji pjesë e ndertesës tetëkatëshe në qendër, popullata u evakuue e shpëtuen dheta familje.

Në veri të Romës, në Cessano, tornado shkaktoi vdekjen e nji ushtari të pensionuem mbi automobilin e të cilit ra nji trung

Era shkatërrimtare shkaktoi dame të mëdha, kulmet fluturonin, muret rrxoheshin.

Në Ladispoli vdiq nji indian 47 vjet kur mbi të ra nji pjesë e ndërtesës.

Në këtë qytete janë shkatërrue shitoret, sogjet, shtyllat dhe ndriçimi, platforma stacionit të trenit dhe asht ndërpre qarkullimi hekurudhor.

Italia ma parë ishte godit nga disa tërmete po ashtu shkatërrimtarë.

 

Shperndaje në: