Trafikonte klandestinë sirianë drejt Kosovës, arrestohet n’Kukës!

Në vijim të operacionit të koduem “Kaskada” ku ma parë janë prangos 4 persona asht arrestue edhe bashkëpunëtori Jani Shabani.

T’arrestuemit u kapën në flagrancë, tue transportue 15 shtetas të huej siranë, të cilët nepërmjet kufinit të gjelbër kanë me i kalue për në Kosovë, kundrejt fitimit.

Kapja dhe ndalimi i 48-vjeçarit Shabani, banues në Tiranë u ba mbasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhnue ndalimin për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”.