Trafiku ndërkombëtar i drogës, arrestohet ‘shqiptari fluturues’

Nji shqiptar, i shpallun në kërkim si pjesë e nji organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda e Spanja në Itali, asht arrestue së fundi.

Bahet fjalë për nji 38-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bahet i ditun. Ai nuk ka mujt me i pshtue arrestimit, të operacionit policor “Holandezi fluturues”.

Mbi shqiptarin ranonte nji urdhën-arresti ndërkombëtar dhe ai asht arrestue në Belgjikë, ku strehohej te disa bashkatdhetarë.

Dy ditë ma parë, u ekstradue në Italinë fqije, nga agjentët e Interpolit dhe efektivë të policisë italiane të Frosinone’s, që kanë udhëheqë hetimet rreth 2-vjeçare, që çuen në kapjen e shqiptarit, raportojnë mediat italiane.

Shqiptari operonte në Holandë, tue pasë detyrën e menaxhimit të marrëdhanieve me trafikantët holandezë, nga të cilët merrte sasi të mëdha droge, që mandej shiteshin në Napoli e Lazio të Italisë.