Tragjedi e madhe në Medvegjë: Mbyten 2 minatorë

Trupat e pajetë të dy minatorëve, T.N. (48) dhe Z.P. (53) në Lec, në rrethinë të Medvegjës janë gjetë mbramë rreth orës 23 në gropën e asaj miniere, shkruen gazeta serbe “Novosti”.

Shkaku ma i besueshëm i tragjedisë, në të cilën, simbas informatave jozyrtare, kanë pësue T.N. (48) dhe Z.P (53) asht helmimi me gaz.

Njani prej dy të vdekunve ishte mbikëqyrës dhe ai bashkë me kolegun e vet kanë zbritë në gropë edhe pse ishin të paralajmëruem prej kolegëve që mos të zbresin. Mbasi që nuk janë kthye, kishte fillue kërkimi.

Kur i kishin gjetë, nuk jepnin sheja jete, dhe mjekët kanë mujt vetëm me konstatue vdekjen.

Mjeku Nebojsa Arsic, kryetari i komunës së Medvegjës, ka thanë se të dy minatorë janë nga Maqedonia.

Shperndaje në: