Tragjedi në Indi, treni del nga binarët, shumë të vdekun e të plagosun (video)

Mbi 90 persona kanë vdekë ose janë lëndue randë, kur nji tren me udhëtarë ka dalë nga binarët në afërsi të qytetit Pukrajan në Indi, njofton AFP.

Operacioni për pshtimin e pasagjerëve asht tue u zhvillue, kurse dyshohet se numri i të vdekunve dhe të lënduemve mundet me qenë edhe ma i madh.

Fatkeqësia ka ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, rreth 100 km larg Knapur’it, qytetit të dytë për nga madhësia në Indi.

Ende nuk dihen shkaqet se, pse treni ka dalë nga binarët.