Tragjedi në Prizren, vdes vajza 3 vjeçare nga shembja e shpisë

Nji vajzë tre vjeçe ka ndërrue jetë mbas lëndimeve që ka marrë nga shembja e shpisë në Qendrën Historike në Prizren.

Zadhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi tha se, vajza tre vjeçare ishte dërgue e vdekun në Spitalin e Prizrenit.

“Prindët e kanë dërgue në emergjencë, mirëpo mjekët e kanë konstatue vdekjen e saj”, tha Veseli.

Shpia ndodhet në zonën historike të qytetit, ndërsa autoritetet në Prizren kanë qene të njoftueme edhe ma herët se shpia paraqet rrezik për qytetarët për shkak të vjetërsisë së saj.