Tragjedia n’Durrës, mbyten 4 vjeçarja e 18 vjeçarja n’deti

Dy kusherina janë mbytur dje në det tek Shkëmbi i Kavajës, njana 4 vjet dhe tjetra 18 vjet.

Policia e Durrësit njoftoi se i ka gjet trupat e të dyjave.

Fillimisht asht gjete trupi i vogëlushes me iniciale E.B, kurse i kusherinës ma të madhe I.H. që mungonte asht gjet disa orë ma vonë, mbasi ka qënë vështirë për shkak të errësinës.

Policia njoftoi se “më datë 3.09.2016, rreth orës 19:10, shtetasi M.H. 56 vjet ka njoftue Stacionin e Policisë Plazh, mbasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin fut në det për me u la.

Shtetasi i mësipërm kishte ardh me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij.