Tragjedia në Vlorë: Qe kush asht djali që hyni në det m’i pshtue 2 çikat, por humbi jetën

Benjamin Ferati asht 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë, i cili shkoi menjiherë në ndihmë motrave që po mbyteshin në pllazhen e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë.

Burime për JOQ.al bajnë me dije se Benjamini kishte shkue në pllazh për me pushue së bashku me të dashtunën e tij kur njana prej motrave të dy çikave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkue me lajmërue 24-vjeçarin për ndihmë.

Ai dhe çika janë futë n’ujë për me i pshtue çikat, por fatkeqësisht të rijtë nuk kanë mujt m’i ba ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mujt me pshtue asht çika, e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.

Ajo dhe e dashtuna e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e randë dhe kanë munjt me marrë veten vetëm mbas nji kohe në spital.

Të rijtë që kanë humbë jetën identifikohen si:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.