Tragjedia n’Itali: Burrë e grue të përqafuem nën rrënoja, me ta vdesin edhe dy fëmitë

Kur nji tërmet shkatërron nji familje. Midis 45 viktimave që humbën jetën nga tërmeti janë edhe 4 pjesëtarë të nji familje.

Burrë e grue së bashku me dy fëmitë e tyne kanë humbë jetën mes rrënojave derisa shtëpia e tyne i nxuni poshtë. Ngjarja ka ndodhë ne komunën e Accumolit. Nana, baba dhe dy fëmitë e moshës 8 muejsh dhe 8 vjeç u gjetën nën rrënoja.

Ma i vogli u gjet i vetëm. Prindët u gjetën në mesin e mbeturinave, të përqafuem. Mbas tyne u gjet dhe djali i madh.

Trupat e tyne u gjetën nga qentë e ekipit të kërkim shpëtimit. Po në këtë komunë janë gjetë edhe dy fëmi të tjerë të vdekun.