Tragjike, femia bjen nga kati i 9 në Tiranë!

Nji ngjarje e randë ka ndodh n’orët e vona të mbramjes së djeshme, ku nji femi i moshës 13 vjet ka ra nga kati i 9 i nji ndertese në Tiranë.

Simbas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodh në zonën e Laprakës, te ndertesat  e njohuna si ‘Karavan’.

Fëmia i përkiste komunitetit egjiptian dhe burime nga policia kanë thanë se ai ka gjetë vdekjen vetëm pak metra larg spitalit.

Policia ka nisë hetimet për me zbardh ngjarjen, por nga të dhanat e para mësohet se ajo ka qenë aksidentale.