Trajkovic fton serbët për koalicion me Kurtin para Haradinajt!

Serbët e Kosovës, duhet me ba koalicion me Albin Kurtin, sepse ky koalicion asht ma i pranueshëm se ai me Haradinajn.

Simbas, Momcilo Trajkovic’it nga Forumi nacional serb, koalicioni me Vetëvendosjen, do t’ishte ma i dobishëm për Kosovën dhe serbët.

“Për serbët e Kosovës, koalicioni me Albin Kurtin që ka duert e pastra, asht shumë ma i pranueshëm, se ai me Ramush Haradinajn”, ka thanë Trajkovic për Zanin e Amerikës.

Por, për Vetëvendosjen, Lista Serbe asht e përjashtueme nga mundësia për koalicion.