Transformimi i FSK s’asht n’agjendë!

Politika vazhdon me qenë pengesë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosuna të Kosovës, ani pse kjo forcë i plotëson kushtet për me marrë detyra të reja.

Qeveria thotë se ende s’kanë datë se kur kanë me i procedue ndryshimet kushtetuese në Kuvend, që mundësojnë bamjen e ushtrisë, ndërsa opozita akuzon egzekutivin për neglizhencë, shkruen  Zeri.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosuna të Kosovës vazhdon të mbetet peng i politikës, kryesisht i pakicës serbe që dirigjohet nga Beogradi.

Kështu vlerësojnë anëtarët e dy taborëve, pozitës e opozitës, nga Komisioni për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK’s, tue qenë se kjo forcë, simbas tyne, tashma i plotëson të gjitha kushtet për me marrë detyra të reja.