Trashëgimia kulturore injorohet nga institucionet

Nën tingujt të fyellit dhe kavallit, shumë gjyshë dhe gjyshe të shoqnuem me nipa dhe mbesa, ia mësyen Muzeut të Kosovës, mbasi pikërisht sot u shënue Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve.

Muzeu i Kosovës organizoi nji aktivitet edukativ mbi kujtesën e lojnave të vjetra popullore, të cilat në ditët e sotme po quhen “Lojnat e Gjyshërve tanë”.

Në nji fjalë rasti drejtori Skënder Boshtrakaj, tha se ky aktivitet i drejtohet sportistëve që kanë më marrë pjesë në lojnat olimpike.
Ndërsa tue folë për Televizionin Rrokum, kryetari i Komisionit për Kulturë nga radhet e PDK’s, Nait Hasani, tha se në ligjin për trashëgimi kulturore shumë pak mbrohet kultura popullore.

Ai e pranon faktin se trashëgimia kulturore ka mbet anash nga institucionet e Kosovës.

Simbas tij tu’ e mbrojtë të kaluemen, ndertohet edhe e ardhmja.

Nga ana tjetër Okarina e Artë e melodisë popullore Shaqir Hoti, ose si njihet nga populli Baca Shaqë për Televizionin Rrokum tregoi nji instrument të vecantë që ka Kosova.

Nga ana tjetër gjyshërit e cilësuen këtë iniciativë mjaftë të qëllueme.

Në këtë ditë të veçantë në Muzeun e Kosovës, fëmitë patën mundësi me i pa dhe me u argëtue, tue i përvetësue dhe zhvillue lojnat e gjyshëve tanë.