“Trepça, fuqi reale në Ballkan”

Në emisionin Ballë Për Ballë të Klan Kosova, për të diskutue rreth projektligjit për Trepçën, i ftuem ishte drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava.

Ai vlerësoi që ky projektligj ka ardhë me vonesë dhe si nji nga problemet kryesore sa i përket Trepçës cilëson mosdefinimin e statusit të saj, megjithatë asht shprehë optimist për hymjen në fuqi të ligjit për Trepçën.

“Problemet e Trepçës kanë nji emnues të përbashkët dhe ai asht mosdefinimi i statusit të Trepçës. Na kemi zhvillue takime të shumta, tryeza shkencore me universitete të shumta, shoqninë civile dhe kemi ardhë deri te nji koncensus, dhe kemi dalë me nji rekomandim për qeverinë për atë se qysh e shohim na statusin e Trepçës”.

“Mbas takimeve në nivelin qeveritar dhe atë parlamentar, asht formue nji komision nga kryeministria, i cili ka dorëzue nji draft-ligj, që pritet të aprovohet në parlament. Trepça kalon nga AKP’ja në menaxhim të qeverisë mandej hyjmë në politikat zhvillimore të saj” ka thanë Tmava.

Sa i përket perspektivës që ofron Trepça, Tmava ka vlerësue që asht e nevojshme të zhvillohet metalurgjia dhe njësitë përpunuese, përderisa cilëson Trepçën fuqi reale në Ballkan, tue marrë parasysh resurset, vlerat e të cilit janë konkrete dhe të kapshme, njofton Klan Kosova.