Trepça, gati me falimentue!

Dikur punësonte gati gjysën e Kosovës, ndërsa tash rrezikon me mbetë edhe pa ata pak punëtorë që ka. Gjiganti Metalurgjik, “Trepça”, asht afër falimentimit.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila administron këtë ndërmarrje thonë se pa investime të reja vështirë se ka me funksionue ajo. Ndërsa, Qeveria e Kosovës, deri në fund të vitit duhet me marrë masa për me pshtue “Trepçën” nga falimentimi bashkë me kuvendin e AKP’në.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, thotë për Gazetën Fjala se miratimi i ligjit për Trepçën asht zgjidhja e çdo lëvizje pozitive për të.

“Ligji asht më randesi, sepse statusi nuk asht zhvillimor, nëse nuk bahet statusi zhvillimor, unë mendoj se asht një mbijetesë shumë e egër”, ka thanë ai.

Ai asht optimist se ky gjigant ka me i mbijetue edhe kësaj kohe, mbasi simbas Tmavës kanë mbijetue 16 vite mbas luftës në këtë mënyrë, edhe pse kjo mbiejtesë i ka rraskapitë.

Tmava thotë se gjendja e tashme e Trpeçës ka me u përmirësue tue e rritë prodhimin dhe të ardhunat me miratimin e ligjit në Nandor, kur edhe asht afati i fundit për këtë ligj.