‘Trepça’ – gjigandi i miliona tonave me rezerva të plumbit e zinkut!

Gjiganti metalurgjik, Trepça, në Mitrovicë për 17 vjet ishte pa nji status të zgjidhun.

Por, nga 7 Tetori, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën, me të cilin mëtohet të rimëkambet dhe rivitalizohet ndërmarrja.

Gjithashtu, Ligji ja ndërron edhe pronësinë kompleksit Trepça, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) te egzekutivi.

Me këtë vendim, besohet se po hapet nji epokë e re për këtë kompleks.

Për gjithë këto vjet, Trepça llogaritej si nji prej ndërmarrjeve ma të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.

Në vitet e 80’ta, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë. Ndërkaq vitet e fundit, ajo e kaloi fazën e mbijetesës dhe nuk numëronte ma shumë se 1400 punëtorë.

Gjiganti i ndamë në dy pjesë, në veriun e dominuem nga serbët dhe Stan Tërgun me minatorë shqiptarë nuk arriti me funksionue si duhet, për shkak të statusit të pazgjidhun dhe ndamjes, që ngjasonte edhe në vetë qytetin e Mitrovicës.

Udhëheqësit e kombinatit Trepça thonë se ishin minatorët ata, të cilët kishin punue që ta mbanin në kambë gjigantin gjatë këtyne viteve të mbasluftës.

Drejtori i kombinatit, Ahmet Tmava, tregon për Radion Evropa e Lirë për periudhat e zhvillimit dhe funksionimit të Trepçës.

“Nji nga resurset ma me vlerë asht posedimi i xeherores së plumb – zinkut, që ka afër 60 milionë tone rezerva. Aktiviteti minerar në funkcion të eksploatimit të xeherores së plumb – zinkut në kontinuitet prodhues, eksplatues, të minierës së Stan Tërgut daton qe 86 vjet dhe ky aktivitet minerar ka krijue te na edhe traditë, histori dhe emocion dhe ka krijue çdo gja”.

“Por, Trepça, që prej mbasluftës asht në fazën e mbijetesës. Kjo mbijetesë asht ba me peripeci të shumta dhe vetëm falë angazhimit dhe punës së jashtëzakonshme të minatorëve dhe stafit në përgjithësi, ka mbijetue deri këtu dhe aktualisht ka probleme të shumta”, thotë Tmava. REL