“Trepça je Srbija!” Nuk e japim Trepçen! Asht shtylla kurrizore e serbeve ne Kosove

vucic-trepca

“Trepça asht shtylla kurriozre e mbijeteses se popullit serb ne veri te Kosoves”, ka thane Vučić, gjate vizites se flotacionit ne Trepça, i percjellun nga serbet e tubuem me slloganin – “Trepča je Srbija” (Trepça asht Serbi).
Vucic’in ne Leposavic, simbas percjelljesse tij, e kane prite rreth 4.000 qytetare te kosoves te nacionalitetit serb, ne mesin e tyne minatore, raporton B92. Ate e kane prite me flamuj te Serbise.  Sa per bomben e vnueme ne Zubin Potok, Vucic i ka porosite ata qe dojne me frigue me bomba e me krsma pushkash, qe vetem nji Serbi e forte mundet me i mbrojte interesat  e veta.

Interesat tona mujm me i mbrojte vetem nese kemi miq ne  Bruksel, ne Berlin, ne Moske”, dhe ka theksue se problemet duhet me i zgjidhe me mjete politike, e jo si ata qe thone se “duhet me i pre”.

Vucic ju tha serbeve te tubuem se serbet e Kosoves jane njisoj qytetare te Serbise, dhe nuk ka asnji dallim ndaj tyne.

ai tha se kane me ba çmos me u ruejt vendet e punes ne Trepça dhe Serbia ka me insistue per kete çashtje ne Bruksel.

Po perpiqen qe me ligj Trepçen me e shnderrue ne prone publike te Republikes se Kosoves, por Serbia me krejt mjetet ka me pengue kete gja, tha Vucic.

“Dihet kush ka ndertue ketu dhe kush punon ketu”, tha ai.