Trepça ka me u ba ndërmarrje publike me ligjin e ri

Gjiganti metalurgjik “Trepça” pritet që shumë shpejt me u ba me status të ri. Ndërmarrja ma e madhe në Kosovë ka me pas karakterin e ndërmarrjes publiko-qendrore me mundësi të partneritetit publiko-privat. Ky asht definimi i kësaj ndërmarrje që asht ba në projektligjin për “Trepçën”, i cili projektligj pritet me u dërgue gjatë javës së ardhshme në Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka ba të ditun për gazetën “Zëri” Ahmet Tmava, drejtor i ndërmarrjes “Trepça”, i cili njëkohësisht ka qenë edhe në komision ndërinstitucional. Simbas tij, ky emërtim do ka me pas nji mundësi të zhvillimit të matutjeshëm të kësaj ndërmarrje.

“Trepça” ka me pas karakterin e ndërmarrjes publiko-private dhe ka me u shnderrue në ndërmarrje publike-qendrore me mundësi të partnerit publiko-privat. Po mendoj nji alternativë e mirë, që ka me dhanë mundësinë e zhvillimit. Na presim që gjatë javës, me u procedue kjo në Qeveri, meqenëse jemi në fazën finale të këtij projektligji, i cili asht punue nga nji grup ndërinstitucional dhe përfaqësues të tjerë”, ka thanë ai.

Ndërsa, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë thanë se, projektligji për “Trepçën” asht në fazën finale dhe shumë shpejt pritet me u dërgue n’Qeveri.