Trepça largon serbët nga institucionet e Kosovës

Lista Serbe ka marrë vendim që t’i bojkotojë institucionet e Kosovës në kundërshtim të miratimit të Ligjit për “Trepçën”.

Ata thonë se ky ligj asht i papranueshëm për ta, mbasi nuk asht hartue në bashkëpunim me përfaqësuesit serbë, por njianshëm. Ndërsa, zyrtarët qeveritarë thonë se ky asht nji keqkuptim, derisa kanë ripërsëritë se Serbia nuk mund t’i fusë duert në gjigantin metalurgjik, mbasi ajo asht pasuni e Kosovës

Miratimi i Ligjit për “Trepçën” ka ba që Lista Serbe të vendosë bojkotimin e institucioneve në shejë kundërshtimi ndaj këtij ligji, shkruen “Zëri”.

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simic, ka thanë për gazetën “Zëri” se ata kërkojnë që Ligji për “Trepçën” të hartohet dhe të bisedohet bashkë me përfaqësuesit serbë e jo t’i jepet legjitimitet pronësisë së saj në mënyrë të njianshme.

“Asht i papranueshëm ligji që u miratue në Kuvend. Nuk ka bazë të përbashkët ligjore, vetëm të drejtë të njianshme. Kërkojmë që për ‘Trepçën’ të bisedohet dhe jo t’i jepet legjitimitet të njianshëm të së drejtës pronësore dhe strukturës organizative”, ka thanë Simic.