‘Trepça’ rrezikon me shkue drejt likuidimit

Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, i ka ba thirrje Qeverisë së Kosovës që sa ma shpejt të procedojë për Kuvend, Projektligjin për “Trepçën”.

Ai ka thanë për gazetën “Epoka e Re” se, nëse ky projektligj aprovohet deri në muejin nëntor, atëherë “Trepça” ka me fillue epokën e vet dhe Kosova mundet me ju kthy zhvillimit.

Edhe deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, i cili asht pjesë e grupit parlamentar të PDK’s, ka thanë se Qeveria duhet ta procedojë me procedurë të përshpejtueme në Kuvend Projektligjin për “Trepçën”.

Nëse ligji nuk arrin të bahet i plotfuqishëm deri më 2 Nandor atëherë, simbas Qelës, “Trepça” shkon me automatizëm në likuidim.