Trepça së shpejti lokomotivë e zhvillimit ekonomik

Trepça ka m’u ba lokomotivë e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe rritjes së eksportit në vend. Ky asht synimi i ministrit të ri të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka vendos në prioritetet e tij vitalizmin e Trepçës, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Këto synime ai i shpalosi gjatë takimit me kreun e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Lluka dhe Bahtiri janë pajtue se do të vazhdojnë bashkarisht m’i adresue problemet e ndërmarrjeve në fjalë, konform përgjegjësive që kanë institucionet që drejtojnë si dhe realizimin e nji vizite sa ma parë në Ndërmarrjen Trepça për m’u njoft nga afër me punën edhe sfidat me të cilat ballafaqohet punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.