Tri kohët e Edi Ramës. A e dini ku e nisi pikturën e tij!

E para asht piktura, pastaj politika, po e treta?

Bazue në nji shprehje të vetë Edi Ramës për tri ‘jetët’ e tij, revista Mapo ka realizue nji intervistë të gjatë me kryeministrin shqiptar.

Në revist, Rama flet për fëmijëninë dhe vizatimet e para, për Liceun, rebelizmin dhe marrëdhanien me baben, që i diktoi filozofinë e jetës: Mos kërko, sepse nuk merr!

“Këtu ‘qenve’ mund t’u them pa zbukurue asnji presje se im atë zotnonte artin e të qenit nji baba tolerant si rrallëkush, përballë fëmijës, adoleshentit rebel apo djalit të rritun e më pas, të bamë burrë po se po.

Nëse shpirti im nuk u ndrydh dhe unë u bana nji njeri i lirë në mendimet e zgjedhjet e mia, kjo asht në radhën e parë meritë e tij”, thotë Rama.

Kryeministri shprehet se pikturën e ka nis në banjën e shtëpisë.

“Po, po, nuk ishte aspak shaka, nuk kishte vend tjetër në shtëpi, në kuzhinë apo dhoma, ishte e pamundun. Kuzhina, përveçse e vogël, ishte gjithnji e ‘popullueme’ nga gjyshja dhe nana, ndërkohë që në dhoma, as që bahej fjalë të hapje bojnat e vajit”.

Vizatimet e tij tashma nuk janë vetëm në letër, por po kthehen në motive tekstili dhe qeramike, madje janë transformue në skulptura me ngjyra.

Ma poshtë nji koleksion i punimeve të Ramës, i ekspozuem në galerinë e njohun “Alfonso Artiaco” në Napoli.

“Aty ku ekspozohen punimet e mia, nuk hyn ‘miku’ e as bahen favore për hatër të pushtetit të dikujt në vendin e tij. Janë galeri me emën, superprofesionale, që nuk mund t’i çelin dyert e ndezin dritat për çoka. Sigurisht, fabula e nji kryeministri që krijon në zyrën e tij asht shumë e veçantë dhe ka rolin e vet, por asht pjesë e tanësisë”, tha nder te tjera Rama.

 

ediramamapo

 

9-ramapik

 

3-ramapik

 

4-ramapik

 

5-ramapik

 

7-ramapik

 

8-ramapik