Tri vdekje të dyshimta, në vende të ndryshme në Kosovë!

Tri vdekje të dyshimta, siç i ka cilësue Policia e Kosovës, kanë ndodh dje në tri qytete të ndryshme të Kosovës, Prishtinë, Gllogoc dhe Skenderaj.

Simbas njoftimit të PK’së, në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë asht gjetë e vdekun nji femën në oborrin e saj, të cilës i ka shpërthye nji mjet shpërthyes në dorë.

Ndërsa në Gllogoc n’orën e mbramjes asht gjetë trupi i pa jetë i nji mashkulli.

Viktima e tretë në Skenderaj asht gjetë në banesën e tij.

Vdekjen e tyne simbas PK’s e kanë konstatue ekipet mjekësore, ndërsa trupat e pajetë janë dërgue në Mjekësinë Ligjore për obduksion.