Tronditet Britania, vret vajzën, gruen e n’fund veten!

Nji 57-vjeçar ka qëllue për vdekje vajzën dhe gruen e tij e më pas veten.

Vajza ishte 19 vjet, ndërsa grueja 50 vjet, mbasi kjo e fundit i kishte thanë se martesës së tyne 26 vjeçare i kishte ardh fundi.

Ngjarja ka ndodh në Britani, derisa autori i vrasjes Lance Hart mbasi vrau vajzën e tij dhe gruen Claire kreu më pas vetëvrasje me armën e zjarrit të cilën e kishte marrë me vete.

Krejt ngjarja ka ndodh pranë nji vend parkimi në Lincolnshire të Britanisë.

Fillimisht policia asht frigësue për ndonji sulm të mundshëm terrorist.