Tronditet Donald Trump, i publikohet nji sekret

Kandidati republikan Donald Trump prej 18 vjetesh nuk paguae taksat, prandaj nuk ka pranue të bajë transparencë për të ardhunat e tij, asht ky lajmi i publikuem nga prestigjiozja amerikane New York Times, e cila ka arritë të sigurojë nji dokument ku vërtetohet se manjati ka pague taksat deri në vitin 1995.

Në fakt, çashtja e deklarimit të të ardhunave asht nji nga pikat kryesore gjatë nji fushate presidenciale e nisun si traditë 40 vjet ma parë me Richard Nixon.

Por, republikani Trump gjithmonë i asht shmangë kësaj pjese tue hedhë dyshime mbi transparencën e tij fiskale, madje asht sulmue edhe nga rivalja Clinton e cila gjatë debatit televiziv të së Hanës e pyeti nëse mshefte diçka.

Ndërkohë dokumentet e sigurueme nga e përditshmja New York Times nuk janë publikue ma parë dhe rezulton se në 1995 Trump ka humbë 916 milionë dollare dhe mbas këtij viti i asht shmangë taksave për 18 vjet./Shqiptarja