Tronditet Durrësi, djali vret nanën dhe babën

Krimi mbrenda familjes trondit Durrësin, djali vret nanën dhe babën.

Ngjarja e randë ka ndodhë rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si Xhafzotaj.

Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë nji debat mes dy prindëve dhe djalit të tyne. Ky i fundit ka qëllue disa herë me armë gjahu “Çifte” mbi nanën dhe babën e tij tue ba që të humbin jetën në vend.

Dy prindët janë gjetë nga policia në derën e shtëpisë, ndërsa jo shumë metra larg vendit të krimit asht arrestue edhe autori, djali i viktimave.

Dyshohet se djali ka pasë probleme mendore, gja që ka çue edhe në krimin e randë tue ju marrë jetën dy prindëve të tij.