Tronditet Gjermania: Infermieri gjerman dyshohet për 84 vrajse (foto)

Infermieri gjerman i cili para dy vjeteve u dënue në burgim të përjetshëm për shkak të vrasjes se dy pacientëve, tash asht i dyshuem edhe për ma s’paku 84 vrasje.

Niels Hegel 40 vjet u arrestue në Fror të vitit 2015 për shkak të vrasjeve të dy pacientëve në kujdesin intensiv në spitalin Delmehorst n’afërsi të Bremenit, qytet në veri të Gjermanisë.

Ai i ka vra pacientët me gjilpërë, raporton AFP.

Policia ka kumtue se po kryhet zhvarrosja dhe analiza e trupave tjerë, si dhe që deri tash janë gjet provat për 84 vrasje.

Nëse vërtetohen dyshimet, Hegel ka me qenë njani nga vrasësit ma të mëdhaj serik në Gjermani.