Tronditet Peru, zbulohen 5 skeletë alienësh (foto)

Nji zbulim i papriturln në Peru duket se ka alarmue studiuesit e UFO’ve dhe gazetarët.

Gjatë nji konference shtypi në Lima të Peru’s, konspirativët e UFO-l’ve dhe disa gazetarë diskutuen zbulimin e disa skeleteve aliene.

Ufologu i mirënjoftun meksikan dhe gazetari, Jaime Maussan, pohuen se në dy muejt e fundit janë zbulue gjithsej pesë trupa, tue pohue se mbetjet janë nga tjetër botë dhe se ju ngjajmë ma shumë” zvarranikëve sesa njerëzve”.

Zbulimet, simbas Maussan, janë ba në dy muejt e fundit dhe nga studimet fillestare të trupave asht provus se janë mbi 1700 vjeçarë, që korrespondon me kohën kur shkencëtarët besojnë se janë krijue figurat gjigante me gdhendje në këtë rajon, e që munden me u dallue vetëm nga ajri.

Grupi i ufologëve prezentuen skanimet me rreze X të trupave të gjetun dhe qitën poshtë artikujt e publikuem në shumë media se bahej fjalë për nji mashtrim.

Shperndaje në: