Tronditet sistemi i Drejtësisë në Shqipni, dorëhiqen 100 gjyqtarë e prokurorë!

Vetëm 1 muej mbas miratimit të reformës në drejtësi vijnë edhe dorëheqjet e para në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipni.

Janë 100 gjyqtarë dhe prokurorë të krejt niveleve që kanë depozitue dorëheqjen nga institucionet ku punojnë për të mos qenë ma pjesë e drejtësisë.

Kjo shifër asht ba e ditun dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, nga Bashkim Sulstarova, nji avokat i njohun në Tiranë.

Ndonëse kjo shifër nuk asht zyrtare, këtë e konfirmuen në studio edhe juristë të tjerë, personalitete të njohuna të drejtësisë.

Simbas Sultarovës, ata kanë shfrytëzue ligjin e ri simbas të cilit asnji gjyqtar dhe prokuror nuk hetohet për pasuninë që ka vënë në mënyrë të paligjshme nëse ai jep dorëheqjen.

Në krejt vendin janë rreth 400 gjyqtarë dhe rreth 400 prokurorë të gjitha niveleve.

Ky asht numri ma i madh i dorëheqjeve mbrenda radhëve të drejtësisë që ndodh në historinë e drejtësisë shqiptare.

Mbas miratimit të reformës në drejtësisë operacioni i parë i randësishme asht kalimi në sitë i krejt pasunive që kanë vënë prokurorët dhe gjyqtarët dhe nëse ata nuk e justifikojnë atë, do të shoqnohet jo vetëm me largime nga puna por edhe me procese penale.

Në këtë mënyrë, 100 gjyqtarë dhe prokurorë kanë preferue ma mirë të largohen se sa të bahen pjesë e këtyne proceseve.