Tronditin shkencëtarët: Jemi buzë greminës, kjo pritet me ndodhë! (video)

Nji studim i Universitetit të Washingtonit asht publikue në revistën ‘Nature Climate Change.

Në këtë studim tregohet se si bota ka me pësue ndryshime shkatërrimtare për shkak të klimës.

Shkencëtarët të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, me 90 për qind siguri thonë se temperatura ka m’u rritë nga 2- 4.9 gradë Celsius, krahasue me periudhën para revolucionit industrial.

Ata besojnë se bota ka m’u goditë nga efektet shkatërrimtare të thatësinës, kushteve ekstreme të motit dhe rritjes së rrezikshme të nivelit të detit.

Dr. Dargan Frierson thotë se edhe me 1.5 gradë bota ka me hasë në probleme me mënyrën e jetesës, ndërsa, shton me bindje se temperatura ka m’u rritë edhe ma shumë.

N’anën tjetër, Business Insider ka përpilue nji video që tregon se si qytetet e madhe për vetëm 80 vjet munden m’u përmbytë nga uji, pra në vitin 2097 i bjen që Toka me qenë nën ujë.