Tronditje në tregjet botnore mbas daljes së Britanisë nga BE’ja

Tregjet ndërkombëtare janë në kaos, mbasi ndryshojnë në çdo moment mvarësisht rezultatit. Nji paund stërlina momentalisht kap vlerën e ma pak se nji 1.34 dollarëve.

Kjo asht vlera ma e ulët e saj nga 1985.

Përndyshe Britania e Madhe nuk ka me qenë ma pjesë e Bashkimit Europian, ky ka qenë verdikti i nxjerrë nga numërimi i votave të referendumit në Britani që përcakton edhe të ardhmen e tyne.

BBC ka raportue rezultatin e referendumit, ku simbas saj rreth 52 % e britanikëve kanë votue pro daljes nga BE tue e ba fakt tashma daljen nga Bashkimi Europian.

Anglia dhe Uellsi kanë qenë ato që kanë përcaktue edhe daljen nga BE, tue qenë edhe 2 shtetet e vetme britanike që kanë votue pro këtij vendimi.

Ndërkohë që në Skoci, Gjilbratar dhe Irlandën e Veriut asht votue pro qëndrimit në Bashkimin Europian.