Trump: Akuzat ndaj meje janë gjueti shtrigash!

donald-trump
Presidenti i zgjedhun i Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, Donald Trump hodhi poshtë akuzat se rusët kanë kompromentue të dhanat personale dhe financiare mbi të si nji “gjueti shtrigash politike”.
Lajmi i rremë! Kjo asht krejtësisht nji gjueti shtrigash politike.
Rusia ka thanë se raporti i paverifikuem asht pague nga kundërshtarët e mi politikë dhe e gjitha kjo asht nji trillim dhe nji absurditet i plotë!
Rusia nuk asht përpjek me ndikue me fuqinë e saj tek unë. Nuk kam të bajë asgja me Rusinë”, ka thanë Trump.

Ai gjithashtu ka reague edhe ndaj raportit të CNN se dokumentet e klasifikueme që janë në duert e tij dhe të Obama’s pretendohet se rusët kanë kompromentue me të dhanat personale dhe financiare të Trump.

“Agjencitë e inteligjencës nuk duhet me lejue që me kurue lajme të tilla të rreme për publikun. Kjo duhet me qenë e shtëna e fundit ndaj meje. A po jetojmë në Gjermaninë naziste?:, pyeti Trump.