Trump, akuzë të randë ndaj Clinton: Me politikat e saj ka me e nisë Luftën e Tretë Botnore

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkueme të Amerikës Donald Trump, ka thanë se plani i politikës së jashtme që ka përpilue Hillary Clinton, kishte me nxitë Luftën e Tretë Botnore.

Ai ka thanë se SHBA’të duhet me u fokusue në mposhtjen e Shtetit Islamik, dhe jo me bindë presidentin sirian Bashar al-Assad që me u tërheqë nga lufta.

Ndërsa, Clinton ka thanë se në Siri nuk duhet me u ndalue zona fluturuese, gja për të cilën asht thanë se kishte me nxitë konflikt me aeroplanët rusë./BBC