‘Trump asht i vdekshëm’: I jep nji goditje Cruz!

trump-cruz

Kandidati republikan për president në SHBA, Ted Cruz, fitoi në mënyrë vendimtare zgjedhjet në shtetin Wisconsin, tue i dhanë nji goditje të fortë rivalit Donald Trump.

Ndërsa në kampin e demokratëve, Bernie Sanders shenoi nji fitore ndaj Hillary Clinton.

Trump udhëheq garën mes republikanëve, por ekziston mundësia që të mos sigurojë numrin e delegatëve që i duhen për të siguru kandidimin nga partia.

Rivalët e Trump i kanë mvar shpresat tek nji konventë e kontestueme.

Nëse ndodh kjo, kandidatin do e zgjedhin liderat e partisë, jo votuesit.

Korrespondenti i BBC thotë se mbas 9 muejsh me ngjitje, ku çdo gja që thoshte Trump, sado kontroverse të ishte, i sillte avantazh, tanima po vjen rania.

“Trump tregoi se asht i vdekshëm”, shkruen Jon Sopel.

I zemëruem, Trump tha: “Ted Cruz asht ma i keq se nji kukull, asht nji kalë Troje, që po përdoret nga shefat e partisë për të më vjedh kandidimin”.

Liderat e partisë republikane janë të shqetësuem se Trump do jetë nji kandidat i dobët në zgjedhjet e përgjithshme, tue damtu kështu shpresat e republikanëve.

Sondazhet tregojnë se miliarderi asht jashtëzakonisht jopopullor mes femnave, latinëve dhe të rijve.