Trump ban thirrje për reformë të OKB’s

Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka ba thirrje për reformë të Kombeve të Bashkueme, tue theksue se kjo organizatë nuk e ka shfrytëzue potencialin e vet.
“Në vitet aktuale Kombet e Bashkueme nuk e kanë arritë potencialin e tyne të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit”, tha sot Donald Trump, në nji ngjarje të mbajtun në selinë e OKB’s në New York, ku ai ka synue me arritë mbështetje globale për reformim të Kombeve të Bashkueme.

Simbas zotit Trump, Kombet e Bashkueme shpenzojnë shumë para dhe kanë shumë të punësuem.

“Na nuk shohim rezultate në linjë me këtë investim”, tha Trump.

Në këtë tubim mori pjesë edhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe liderët e 120 vendeve, që e kanë nënshkrue nji propozim-deklaratë në mbështetje të reformave.

Nesër, Presidenti Amerikan, Donald Trump, për të parën herë flet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, e cila zgjatë deri më 25 të këtij mueji.

 

 

 

 

 

Shperndaje në: