Trump-Clinton- Sanders, qe vendet ku shpallen fitoret!

trumpclintosanders

Donald Trump, kandidati i mundshëm i Partisë Republikane në zgjedhjet për president të SHBA’ve, ka fitue lehtësisht votimet paraprake edhe në dy shtete: West Virxhinia dhe Nebraska.

Rivalët e Trumpit janë tërheq nga gara javën e kalueme, por Trump lufton ende për mbështetjen e Partisë Republikane mbasi ekzistojnë dyshime për përmbajtjen dhe stilin e tij.

Në kampin demokrat, Hillary Clinton, njiherësh favorite, ka fitue në Nebraska, ndërsa kundërshtari i saj, Bernie Sanders në West Virxhinia.

Sanders, megjithatë, asht larg Clintonit sa i përket numrit të përgjithshëm të delegatëve, të nevojshëm për nominimin e partisë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë Nandor.