Trump, deklaratë e madhe për Sirinë

Donald Trump ka kundërshtue çdo lloj “rivendosje” të marrëdhanieve me Rusinë, por ka ripërsëritë qëndrimin e tij se Washingtoni dhe Moska duhet me punue ma mirë se bashku, veçanërisht në Siri.

Trump, i bani komentet në nji intervistë me redaktorë dhe gazetarë nga New York Times.

Ai përsëriti komentet e tij për luftën e SHBA’ve në Irak, tue e cilësue “nji prej gabimeve ma të mëdha në historinë e vendit tonë”.

Ai tha se ka disa “ide të fuqishme” për m’u marrë me luftën gjashtë vjeçare në Siri, por nuk pranoi me u futë në hollësi.

“Duhet me përfundue atë çmenduni që po vazhdon në Siri”, tha ai.