Trump, deklaratë shokuese për Hillary Clinton

gty_donald_trump_hillary_clinton_sk_150619_16x9_992

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump po përballet me nji valë kritikash mbasi ka ba për herë të dytë nji deklaratë që sugjeron vrasjen e rivales së tij demokrate, Hillary Clinton.

Në takimin elektoral të radhës, Trump sugjeroi se, agjentët e sigurisë të zojës Clinton duhet të dorëzojnë armët dhe “të shohin se çka mund t’i ndodhë asaj”.

Ai u tha mbështetësve të tij se, rivalja demokrate synon të “shkatërrojë amendamentin e dytë”, që asht e drejta për të zotnue armë.

“Mendoj se truprojat e saj duhet të dorëzojnë armët. Ata duhet të ç’armatosen, apo jo? Le t’i heqin armët meqenëse ajo nuk i do dhe të shohin çka ka m’i ndodhë asaj”, tha Trump në nji takim të mbajtun në Miami.

Stafi i zojës Clinton e ka akuzue miliarderin për nxitjen e dhunës. “Qoftë kjo nji thirrje për të provokue protestuesit në nji miting, apo nji hajgare, asht sidoqoftë e papranueshme kur thuhet nga dikush që synon të marrë postin e presidentit”, deklaroi zadhënësi Robby Mook.