Trump dhe Clinton fitojnë n’shtetet kyçe!

Gara për nominimin e Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkueme vazhdon, mbasi Donald Trump ka shenue fitore vendimtare në shtetin e Floridës, por ka humb kundrejt John Kasichit në Ohio.

Favoritja demokrate, Hillary Clinton, ka zgjanue avantazhin e saj me fitoret në Florida, Ohio, Ilinois dhe Carolinën e Veriut.

Marco Rubio, ndërkohë, ka dalë nga gara republikane mbasi ka humb në shtetin e tij, Florida, kundrejt Trumpit.

Ky i fundit ka fitu po ashtu në Illinois dhe Carolinën e Veriut.

Megjithatë, fitoret e tij shkaktojnë kokëdhimbje për Partinë Republikane, mbasi shumë anëtarë të saj janë të shqetësuem me politikat dhe retorikën e Trumpit.

Të Martën, pesë shtete të mëdha kanë zgjedh kandidatin e tyne të preferuem për zgjedhjet presidenciale të Nandorit në SHBA.

Fituesit në shtetin e Missouri nuk janë shpall ende.