Trump e ‘godet’ Clinton’in, qe çka i thotë!

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkueme, Donald Trump e ka quejt “dreq” kundërkandidaten e tij demokrate Hillary Clinton.

Tue fol në nji tubim në Pennsylvania, Trump e ka sulmue Bernie Sanders, për mbështetjen që ky i fundit i dha Clinton’it mbasi deshtoi me marrë nominimin e demokratëve për president, shkruen BBC.

“Ai ka ba pakt me djallin”, tha Trump. “Ajo asht vet djalli”, shtoi tutje miliarderi amerikan.

Demokratët por edhe Republikanët e kanë kritikue ashpër Trump’in për komentet e tij lidhun me prindit e ushtarit të vramë mysliman.

Ish kandidati republikan për president, John McCain asht zyrtari i fundit republikan që ka kritikue Trump’in lidhun me komentet që ai ka ba për prindit e kapitenit të vramë amerikan Humayun Khan, i cili ishte vra nga nji kerr bombë n’Irak.