Trump e ‘godet’ fort Obaman, qe qysh!

Kandidati për president nga radhët e SHBA’ve, Donald Trump, i asht kundërpërgjigj presidentit amerikan, Barack Obama, i cili kishte thanë se Trump nuk asht i aftë për me pasue atë.

Në nji intervistë, Trump ka thanë se qeverisja e Barack Obamës ka qenë nji “katastrofë” dhe kohë e humbun kot.

“Ai ka qenë i dobët, ai ka qenë i paefektshëm”, tha kandidati republikan.
Ma tej, Trump ka thanë se Obama ka qenë presidenti ma i keq në historinë e vendit.

Ndonëse Trump ma herët ishte denue për komentet e tij pro aneksimit rus të Krimesë, Trump kishte thanë se ai din ma shumë për politikën e jashtme se Obama.