Trump e ‘godet’ perseri Hillary’n, qe me cilën kancelare e krahason!

Donald Trump ka thanë se nëse do të bahet president i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, ka me aplikue “kontrollimin ekstrem” të emigrantëve.

Në nji fjalim në Ohio, kandidati republikan ka prezentue planet e tij për me luftue ekstremizmin islamik, perfshi nji skanim të ri për emigrantët në SHBA.

Ai po kështu në këtë fjalim ka ndryshue kurse sa i përket qasjes ndaj NATO’s për të cilën ka thanë që SHBA ka me vazhdue me bashkëpunue me Aleancën Veri-Atlantike.

Trump tue kritikue kundërkanditaten e tij ka thanë edhe fjalinë e cila nga mediat amerikane po citohet me të madhe.

Tue aludue në gjendjen jo edhe të mirë në Gjermani kur refugjatët janë në pyetje, ka thanë që nëse Hillary Clinton ka me fitue n’Amerikë, atëherë ajo do të jetë Angela Merkel e Amerikës sepse ka me shkaktue “kaos” me refugjatët n’Amerikë sikurse Merkel në Gjermani.