Trump e mban fjalën, nuk e don rrogën e Presidentit! (video)

Presidenti i sapozgjedhun republikan i SHBA’ve, Donald Trump, ka thanë se nuk ka me pranue rrogën e presidentit të Amerikës.

Menjiherë mbas kësaj, u tha se Trump nuk e pranon rrogën mbasi ka të ardhuna të mira, shkruen CBS News.

Kujtojmë se gjatë fushatës së tij, gjegjësisht me 17 Shtator të vitit 2015, Trump ka thanë se “nëse zgjidhem President, nuk do e pranoj asnji rrogë të presidentit. Nuk çon peshë te unë kjo aspak”, ka thanë Trump.

Megjithatë, rroga e Presidentit të SHBA’ve asht 400 mijë dollarë.