Trump e merr nji urim të madh nga Putini

Si shkruen RT, përmes nji mesazhi, presidenti rus Vladimir Putin ka urue tashma të zgjedhunin e amerikaneve Donald Trump.

“Në nji mesazh për Donald Trump, Presidenti rus Vladimir Putin ka shpreh besimin se dialogu mes Moskës dhe Washingtonit, në përputhje me pikëpamjet e njani-tjetrit, plotëson interesat e Rusisë dhe SHBA’ve”, shkruen RT.

Kandidati republikan, Donald Trump, asht zgjedh Presidenti i 45’të i Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Ai ka arritë me i sigurue votat e nevojshme elektorale.