Trump e pranon: Jam tue u hetue

Presidenti I SHBA, Donald Trump, pranon se asht në hetim nga FBI, sa i përket çashtjes së ndërhymjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Nji ditë ma parë, Washington Post, publikoi lajmin tue raportue se kryetari i Shtëpisë së Bardhë ka me u hetue nga prokurori special, Robert Mueller, për pengim të drejtësisë.

Ishte vete presidenti Trump, i cili gjatë nji postimi në Twitter konfirmoi se ishtë nën hetim:

“Po hetohem se kam shkarkue drejtorin e FBI, po hetohem nga njeriu që më tha të shkarkoj nr.1 të FBI. Gjueti shtrigash” shkruen Trump, tue sulmue prokurorin special.